Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vrasësja joshëse e “Red Sparrow”

Çfarë bën aktorja më e paguar në botë kur përfundon filmi që e vendosi atë në maje të industrisë? Në përgjigje përshihen disa opsione: merr në shtëpi 20 milionë dollarë për rolin në një romancë të çuditshme fantashkencë, një nominim të pamerituar “Razzie” për lojën në horrorin e të dashurit të saj, dhe portretizimin e një vrasëseje ruse në këtë triler të errët të spiunazhit.

Mund të vihet në pikëpyetje kualiteti i projekteve të saj pas “Hunger Games”, por është e vështirë të fajësohet ambicia prapa procesit të marrjes së vendimeve të Jennifer Lawrence, shkruan Koha Ditore.

Bazuar në romanin bestseller nga ish-operativi i CIA-s Jason Matthews, “Red Sparrow”, e vë Lawrencen në rolin e Dominikës, balerinë në “Bolshoi” e cila shfrytëzon pozitën e saj për t’u kujdesur për nënën e saj të sëmurë. Por kur një aksident e lë atë me lëndime serioze, bota e saj shndërrohet në kaos.

Nuk është në gjendje të vallëzojë e as të mbështesë familjen financiarisht. Xhaxhai i saj Vanya (Matthias Schoenaerts) e ka një zgjidhje: do t’i dalë në krah nëse e ndihmon me një punë të vogël... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)