Aktorja e njohur e Hollywoodit, Jennifer Lawrence (27) dhe aktori australian Joel Edgerton (43) kanë nxitur thashethemet për një romancë të mundshme gjatë promovimit të filmit të ri Red Sparrow.
Ata luajnë rolin e dashnorëve në trilerin e ri spiunues.
Tash, Jennifer dhe Joel duket se janë në lidhje romantike pas skenave të filmit.
Daily Telegraph shkruan se fituesja e Oscarit është duke u takuar me aktorin australian.
Sipas gazetës nga Sydney, yjet janë parë shpesh së bashku duke ndarë momente private.
Në paraqitjen e fundit publike në New York, çifti dukej i lumtur, derisa Joel kishte vendosur dorën mbi Jennifer.
Në Red Sparrow, Jennifer shfaqet lakuriq në skena erotike.
Duke folur për Herald Tribune, Joel tha se Jennifer është “makinë dhe ajo është e lindur për çdo gjë”.
{gallery}