Në prani të 600 mysafirëve, ministrja gjermane e Kulturës, Monika Grütters, e ka nderuar regjisorin kosovar Visar Morina me çmimin “German Screenplay Award”, në pritjen e Asociacionit të Skenaristëve Gjermanë në festivalin e famshëm “Berlinale”, që këtë vit po mban edicionin e 68-të.
Morina me skenarin e filmit “Exil”, që flet për një burrë me origjinë shqiptare, i cili ndihet i tradhtuar e i kërcënuar, e ka bindur jurinë dhe e ka marrë çmimin “Golden Lola”, që përfshin shpërblimin prej 10 mijë eurosh.
Skenari i filmi “Exil” sjell rrëfimin e një 45-vjeçari, i cili punon në një firmë farmaceutike. Ai është një njeri familjar shqiptar, i cili e gjen veten të rrethuar nga armiqtë.
Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e ministres gjermane të kulturës thuhet se juria ka zgjedhur trilerin “Exil” të Visar Morinës si më të mirin. Të nominuar kanë qenë edhe skenarët e “Nailowsky” nga Torsten Schulz dhe “Je sius Karl” nga Thomas Wendrich... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Exil”i Visar Morinës nominohet për skenarin më të mirë nga Akademia Gjermane e Filmit
-
Visar Morina fiton çmimin e magazinës Cineuropa në Sarajevë për filmin “Exil”
-
‘Exil’ i regjisorit Visar Morina sot shfaqet në rrjetin e kinemave gjermane
-
Filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina shfaqet në “Berlinale”
-
Filmi “Exil” nga Kosova, në garën kryesore në “Sundance Film Festival”