Është publikuar lista e filmave në “Sundance Film Festival”, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, dhe pikërisht në këtë garë është edhe filmi i regjisorit nga Kosova Visar Morina, i cili në këtë festival do të prezantohet me filmin e metrazhit të gjatë “Exil”.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
Filmi “Exil” i skenaristi dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.
“Exil” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë(Yll Uka, Valon Bajgora) dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.
Film “Exil” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.
--
-
“Exil” për emigrantin nga Kosova mirëpritet në “Sundance Film Festival”
-
“Exil” nuk arrin të nominohet për “Oscar”
-
“Exil” - i nominuari i katërfishtë për çmimin gjerman të kritikëve të filmit
-
Filmat kosovarë që e vazhduan rrugëtimin dhe shënuan suksese në pandemi
-
Filmi “Exil” nga Visar Morina është kandidati i Kosovës për Oscars 2021