Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

‘Exil’ i regjisorit Visar Morina sot shfaqet në rrjetin e kinemave gjermane

Sot në rrjetin e kinemave gjermane shfaqet filmi ”Exil” i regjisorit Visar Morina.

Regjisori Visar Morina, tha se filmi sot do të fillojë të shfaqet në Gjermani dhe Austri.

"Shpresoj që njerëzit do të shkojnë ta shikojnë filmin", i tha ai televizionit publik.

Ai bëri me dije se filmi është i mirëpritur.

Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Edhe “Exil” - i nominuari i katërfishtë për çmimin gjerman të kritikëve të filmit Kulturë “Exil” - i nominuari i katërfishtë për çmimin gjerman të kritikëve të filmit

‘Exil' është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministria për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

“Exil' po ashtu sjell një kastë brilante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.