Prishtinë, 14 dhjetor - Ende pa u realizuar si film, skenari i projektit më të ri të regjisorit kosovar, Visar Morina, është nominuar për çmimin prestigjioz gjerman “Lola” nga Akademia Gjermane e Filmit, dhe është një prej me të rëndësishmëve në këtë vend.
Morina vitin e kaluar me filmin “Babai” ka qenë i propozuar për nominim në kategorinë e regjisë më të mirë për çmimin “Lola” dhe kishte hyrë në listën e ngushtë, por nuk ishte nominuar. Tani me skenarin për “Exil” ka bërë një hap më përpara në këtë garë. Ky skenar sjell rrëfimin e një burri 45-vjeçar, i cili punon në një firmë farmaceutike. Ai është një njeri familjar shqiptar i cili e gjen veten të rrethuar nga armiqtë.
“German Film Award” - apo “Lola” - rangohet si një prej çmimeve më të rëndësishme në kinematografinë gjermane (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Visar Morina me “Exil” merr çmimin gjerman për skenarin më të mirë
-
Filmi “Exil” nga Visar Morina është kandidati i Kosovës për Oscars 2021
-
‘Exil’ i regjisorit Visar Morina sot shfaqet në rrjetin e kinemave gjermane
-
Filmi “Exil” nga Kosova, në garën kryesore në “Sundance Film Festival”
-
Në Këln të Gjermanisë xhirohet filmi i regjisorit kosovar