Shumë soprano ëndërrojnë ta veshin petkun e kurtizanes së operës triaktëshe të Guiseppe Verdit. Violetta është një rol sfidues. Një test i rëndësishëm për ato që synojnë karrierë të suksesshme në botën operistike.
Ramona Tullumani-Metaj, sopranoja shqiptare që po bën karrierë përtej hapësirës ku është lindur, ka veshur shpeshherë kostumin e personazhit që njihet sidomos për fundin tragjik të jetës së saj. Produksione të shumta ia kanë ofruar asaj këtë rol, shkruan sot “Koha Ditore”. Së fundi, në janar të këtij viti, me rolin kryesor të operës “La Traviata”, u rikthye në skenën e Operës së Sofjes.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Tullumani-Metaj flet për përvojën e saj katërvjeçare në skenën e shtëpisë së njohur operistike, teksa e plotëson rrëfimin e karrierës së saj me detaje nga skena të tjera jashtë Shqipërisë. E gjithë historia e saj me muzikën zë fill në rrënjët e saj. Karriera e Tullumani-Metajt është e ndërtuar mbi historinë e familjes së saj, që ka një lidhje të veçantë me muzikën.
Muzika bashkë me lindjen
“Jam lindur në një familje artistësh. Me një gjysh i cili ishte një bariton shumë i famshëm – Ramiz Kovaçi. Jam rritur duke dëgjuar gjyshin tim si Zhermon në operën ‘La Traviata’ apo si Rigoletto në operën ‘Rigoletto’ të Verdit”, nis rrëfimin Tullumani-Metaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
-
Elbenita Kajtazi në “sezonin e Verdit” nis vitin me duartrokitje në Hamburg
-
Marigona Qerkezi – ylli në ngritje të përhershme
-
Puccini në Kosovë – tragjedi e komedi madhështore që lë në hije kushtet
-
Filharmonia merr pesë instrumentistë, tentimi i radhës për violonçelist