Ndër vite, artisti Maks Velo ishte shumë i pranishëm në ekrane televizive, nëpër intervista dhe debate, por jeta e tij e vërtetë ishte ajo e kaluar mes veprave të tij të artit.
Në këtë video të patransmetuar më parë, Maks Velo bisedon me gazetarin Durim Abdullahu, pasi kishte dhënë një intervistë për emisionin CODEX të KTV-së.
Ai shihet në banesën e tij në lagjen “Pazari i Ri” të Tiranës, teksa tregon pikturat e tij të fundit si “Golgota” dhe “Nata e Shën Bartolemeut”.
Po ashtu, Velo rrëfen për lidhjet e tij me kritikun Shkëlzen Maliqi, i cili qysh më 1996, kishte shkruar për veprat e Velos. Biseda në këtë video është një bisedë e lirë dhe e shpenguar. Pamjet janë xhiruar nga kameramanët e Kohavisionit: Mirsim Ejupi dhe Hyd Kelmendi.