Kulturë

Vetëvendosja paraqet tri pikat kyç të kulturës në programin qeverisës

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur programin e saj qeverisës për kulturë në emisionin Zgjedhjet në Kohë.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka thënë se pamjaftueshëm flitet për kulturën gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë se Qeveria e Vetëvendosjes do të jetë e ndjeshme në trajtimin e kulturës.

Çeku ka thënë se angazhimi i tij për kulturën do të vazhdojë edhe më tutje.

 Yll Rugova nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kanë pasur përvojë edhe në Komunën e Prishtinës që janë marrë me çështje që kanë të bëjnë edhe me nivelin qendror.

Ai thotë se kulturën e kanë parë në disa reforma bazike, pikë e parë është reforma e brendshme në Ministri, pastaj çështja e investimit në infrastrukturë dhe lidhja e arsimit me kulturën.

“Çështja është që mbase na duhet një ligj i ri që e definon raportin mes Ministrisë së Kulturës dhe skenës së pavarur. Tashmë i kemi subvencionet por më shumë janë lëmoshë sesa fond për të”, ka thënë ai.

Jeton Neziraj, dramaturg ka thënë se pret nga Lëvizja Vetëvendosje të jetë më konkret në lidhje me kulturën.

Ai ka thënë se zhvendosja e një pjesë të ministrisë së Kulturës në Prizren nuk dha ndonjë efekt.

Neziraj ka thënë se duhet të analizohet çfarë do të ndodhë me reformën në kulturë.