Vepra “Audienca e Vaclav Havelit” është publikuar edhe në Iran, ka bërë të ditur autori i saj dramaturgu Jeton Neziraj.
Në një shkrim në Facebook, Neziraj ka bërë të ditur se vepra e tij është publikuar në Iran, pasi është përkthyer nga Alireza Mahvelati.
Drama kishte premierën në nëntor të shkuar në Prishtinë në teatrin “Oda”, me tekst të Nezirajt e regji të Agon Myftarit.
Teksa ka dhënë lajmin për botimin në Iran, Neziraj ka thënë se është i ulur në një kafene të Prishtinës, pikërisht ku dy vjet më par, pas bisedës me Myftarajn u inspirua për të shkruar dramën.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani pret ta njohë teatrin e vërtetë nëpërmjet dramës së Jeton Nezirajt
-
Neziraj: Teatri nuk është për me i rahatu shijet e publikut
-
“Negotiating Peace” me prapaskenat e negociatave për paqe në Itali
-
“Negotiating Peace” me “prapaskenat” e negociatave në turne evropian
-
Neziraj: Teatri e kthen jonormalitetin në normalitet