Një vepër e re arti është vendosur në katedralen e qytetit anglez Coventry. Ajo do të qëndrojë përkohësisht në vend të një dritareje të vandalizuar.
“Pastrimi” është vepra e artistes Anne Petters, që do të qëndrojë në katedrale deri në shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është shfaqur pranë Engjëllit të copëtuar të Ungjillit të Përjetshëm, në dritaren perëndimore të katedrales.
Një seri vrojtimesh janë bërë për ta zëvendësuar dritaren e thyer, e cila ishte projektuar nga John Hutton.
Kryetari i qytetit, Rev John Witcombe, ka thënë se dëmtimi i Engjëllit të Ungjillit të Përjetshëm “ishte diçka” shkatërruese dhe rezonoi kudo përreth katedrales sonë”.
Por ai tha: “Ne kërkojmë një përgjigje krijuese ndaj këtij akti të dhunës duke dërguar edhe me tej traditën tonë 60-vjeçare të punës me artistë si pjesë e fuqisë së pajtimit”.
“Është baza jonë e katërt poetike, shpirtërore”.
Engjëlli i Ungjillit të Përjetshëm u thye kur u vodh një kuti koleksioni më 23 janar të vitit të kaluar.
Anne Petters vjen nga Dresdeni, që ishte binjakëzuar me Coventry pas Luftës së Dytë Botërore si njohje e bombardimeve që të dy qytetet duruan.
Puna e saj përbëhet nga dy pjesë, dhe e para, është një pjesë e xhamit të thyer të dritares nga West Screen.
Ajo tha se “ajo zmadhohet dhe projektohet në dritaren tashmë të zbrazët ku dikur ishte Engjëlli i Ungjillit të Përjetshëm”.
Pjesa tjetër ndodhet aty afër.
Gdhendjet e realizuara nga John Hutton formoheshin nga 66 imazhe të veçanta. Kur vdiq në vitin 1978, hiri i tij u varros në tokën pranë dritares.
Artistja e qelqit, zonja Petters, ka thënë se ishte “emocionuar jashtëzakonisht shumë” kur e kishte parë dritaren për herë të parë në vitin 2016 dhe ka thënë se ajo të jepte ndenjën e “rrezikut, ishte pothuajse kërcënuese, por e brishtë në të njëjtën kohë, një atribut që është gjithmonë i natyrshëm kur punohet me xham".
Ajo ka thënë se ishte një "nder i madh" kur iu kërkua që ta ekspozonte veprën e saj në katedrale.