Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq novelisti i shquar Wilbur Smith

Novelisti i shquar, Wilbur Smith, fitues i disa çmimeve, ka vdekur në shtëpinë e tij në Cape Town në moshën 88-vjeçare, raporton BBC.

Ai ka vdekur të shtunën pasdite ndërsa e kishte në përkrah bashkëshorten e tij Niso, thuhet në një njoftim të shtëpisë botuese “Wilbur Smith Books”.

Smith ka shkruar 49 libra dhe ka shitur më tepër se 140 kopje në mbarë botën.

Ai ka bërë famë botërore me novelën e tij të parë “When the Lion Feeds” të publikuar në vitin 1964.