Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq njeriu i parë me ngjyrë që fitoi “Oscar” për aktorin më të mirë, Sidney Poitier

Sidney Poitier, njeriu i parë me ngjyrë që fitoi çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Vdekja e yllit të Hollywoodit u konfirmua për BBC-në nga zyra e Fred Mitchell, ministrit të Punëve të Jashtme të Bahamas.

Poitier ishte një aktor gjurmëlënës dhe një humanitar e diplomat i respektuar. Ai fitoi çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë për filmin “Lilies of the Field”, në vitin 1963.

I lindur në Miami, ai u rrit në SHBA dhe Bahamas dhe u bë një yll i skenës dhe ekranit.

Paraqitja e tij në The Defiant Ones në vitin 1958 i dha atij nominimin e tij të parë për "Oscar".