Louis Gossett Jr, aktori i parë me ngjyrë që fitoi çmim Oscar për aktorin në rol dytësor, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Ylli nga New Yorku pati fituar çmimin prestigjioz më 1982 për rolin si “Emil Foley” në “An Officer and a Gentleman”.
Gossett pati fituar “Emmy” më 1978 për rolin në “Roots”.
Vdekja e tij u konfirmua nga familjarët, që s’kanë dhënë detaje të tjera.
Ai debutoi si aktor qysh si adoleshent. Më pas depërtoi dhe pati karrierë të gjatë gjashtëdekadëshe.
Roli i fundit i Gossettit ishte në “The Color Purple” më 2023.