Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq kompozitori i famshëm grek Mikis Theodorakis

Ka vdekur në moshën 96-vjeçare kompozotiri i famshëm grek Mikis Theodorakis, raporton BBC.

Theodorakis më së tepërmi i njohur është si për mzikën në filmin e vitit 1964 “Zorba the Greek”.

Theodorakis ishte në rezistencën ndaj okupimit nazist të Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore e më pas ishte edhe deputet.

Ai ishte një figurë lidere prapa kundërshtimit të sundimit ushtarak në Greqi nga viti 1967 deri në vitin 1974.

“Sot kemi humbur një pjesë të shpirtit të Greqisë”, ka shkruar ministrja e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni në Twitter.

Theodorakis po ashtu ka qenë kompozitor i filmit “Serpico” në vitin 1973. Ka komponuar shumë vepra muzikore.