Këngëtari i njohur grek, Vassilis Karras ka vdekur në moshën 70-vjeçare.
Këngëtari popullor i njohur, prej rreth dy vjetësh po përballej me kancerin, një problem të rëndë shëndetësor. Ndërkohë kohët e fundit ishte prekur edhe nga COVID-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik.
Karras prej më se disa dekadash ka qenë i njohur skenën e muzikës popullore greke. Në moshën 16-vjeçare ai bëri paraqitjen e tij të parë në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Në të njëjtën kohë, gjatë asaj periudhe, ai punonte si automekanik.
Megjithatë, me kalimin e viteve, kënga u bë një sukses për të. Disqet e tij u bënë prej ari dhe platini, ndërsa suksesi më i madh komercial ishte disku “Më ke bërë rrugaç”, ( m’ exeis kanei alitis), i cili shiti më shumë se 180,000 kopje.
Në vitin 1980 ai publikoi albumin e tij të parë me titull “Paragkes Kai Palatia”, i cili pati një ndikim të madh në botën e muzikës greke, kryesisht te ndjekësit.
Më vonë disqet dhe këngët e Vassilis Karras u bënë hite brenda pak vitesh, ku arriti të bëhej këngëtari popullor numër një në Greqi për nga audienca.
Edhe
Vdiq në moshën 16-vjeçare nga lëndimet e marra në stërvitje, kampioni evropian në boks
Ai ka kënduar edhe duete të suksesshme me shumë këngëtarë të njohur apo grupe muzikore si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Anxhela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinou, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis, etj.
Artisti ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues në shumë hite të mëdha të skenës muzikore greke. /TCH
-
Theret për vdekje muzikanti Talay Riley, bashkëpunëtor i Dua Lipës e Britney Spearsit
-
Vdes në moshën 90-vjeçare këngëtari legjendar i soulit amerikan, Clarence Carter
-
Karateisti shqiptar thotë se ka rrahur dy herë Chuck Norrisin: Ishin luftëra reviale
-
Vdiq vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi