Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq këngëtari i njohur kroat, Oliver Dragojeviq

Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 5, në spitalin e Splitit, ka vdekur këngëtari i njohur kroat dhe ikona e muzikës në Jugosllavi, 71 vjeçari, Oliver Dragojeviq.

Vdekja e tij vjen një vit pasi që ai u diagnostikua me kancer në mushkri.

Ai la pas bashkëshorten dhe dy djemtë.

Dragojeviq për herë të fundit në skenë kishte dalë më 16 tetor gjatë koncertit “Beso në dashuri”, që u organizua nga organizata që luftonte kancerin.

Këngëtari u lind në vitit 1947 në Split dhe njihet me këngët e tij kushtuar dashurisë.