Ka vdekur artisti i fotografisë, Naim Shala, njoftoi të martën fotografi Fahredin Spahija, nëpërmjet Facebookut.
Spahija shkroi se Shala konsiderohet ndër fotografët e parë shqiptarë të Kosovës, që ka kultivuar artin fotografik “pa e ngatërruar atë me fotografinë komerciale, të cilën e bënte për të fituar bukën gojës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Naimi po ashtu, është bashkëthemeluesi i Konkursit të parë të artit fotografik tek ne. ‘Çmimi Gjon Mili’ (2001). Fotografitë abstrakte të tij në teknikën bardh e zi të mbizotëruara me vlera grafike e me kontrast të thellë, si dhe cikli i fotografive analoge i krijuar prej tij me aparatin ikonik 'Holga'. Ka me mbetur thesar i përhershëm i asaj që quhet ‘Fotografia bashkëkohore shqiptare’”, shkroi Spahija.
Shala ishte i ftuar javë më parë në një emision të KTV-së.