Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdes Ulay, ikona e artit bashkëkohor

Ikona e artit bashkëkohor, i njohur si Ulay, i cili ishte partneri krijues por edhe ish-bashkëshort i Marina Abramoviqit, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

I lindur në Gjermani, Ulay jetoi në Lubjanë që nga vitit 2009, prej nga edhe u publikua lajmi për vdekjen e tij, nga miqtë të cilët e përkujtuan nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai njihet për vepra të fuqishme arti por seritë e tij me më së shumti ndikim, me apo pa Abramoviqin, shpesh herë përfshinin rreziqe ekstreme, raporton Express në KTV.

Ata ishin një ndër çiftet e para dhe më të famshme të artistëve. Fundi i lidhjes ndërmjet Marina Abramoviqit dhe Ulay – pasi që kishin ecur drejt njëri-tjetrit për gati 6 mijë kilometra të Murit të Madh Kinez – rezultoi me një performancave më ekipe në botën e artit.

Një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tij, ishte takimi prekës me Marina Abramoviqin në New York, në vitin 2010, në kuadër të një performance artistike. Ulay e befasoi artisten duke u paraqitur në muze, ku po zhvillohej vepra e saj “The Artist is Present”, në kuadër të së cilës vizitorët e muzeut ftoheshin për t’u ulur përballë artistes serbe.

Kur u ulë përballë Marinës, Ulay e shikoi në sy gruan të cilën e kishte dashuruar për një dekadë dhe ky moment emocionues u bë viral dhe udhëtoi në gjithë botën.

Edhe Trashëgimia e Frida Kahlos që vazhdon të frymëzojë Shtojca për Kulturë 2 j. më parë Trashëgimia e Frida Kahlos që vazhdon të frymëzojë

Dokumentari “Project Cancer” ishte shfaqur në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër e dokumentarë “Doku Fest” në Prizren.

Në dokumentarin e realizuar më 2013, kamera e përcjellë artistin për një vit. Në kohën kur po bëheshin planet për realizimin e filmit, Ulay u diagnostikua me kancer dhe të gjitha planet ndryshuan. Ai vendosi t’i vizitojë miqtë e tij përreth botës dhe kamera e përcjellë këtë takim lamtumirës.