Të hënën vdiq piktorja Alije Vokshi. E lindur më 1945, Vokshi ishte piktorja e parë shqiptare e diplomuar në universitet.
Ajo kishte përfunduar Shkollën Pedagogjike në Prishtinë për të ndjekur studimet në Beograd, ku kreu edhe magjistraturën në vitin 1981.
Vokshi për një vit ishte në specializim në Paris. Deri në pensionim punoi si ligjëruese në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974-2015.
Në krijimtarinë e saj shquhej për portretet në të cilat paraqiste njerëzit e zakonshëm bashkë me preokupimet e tyre.