Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdes Ichiyanagi - kompozitori pionier i avangardës japoneze

Ka vdekur pianisti dhe kompozitori i avangardës Toshi Ichiyanagi, i cili studioi me John Cage dhe vazhdoi të drejtonte avancimet e Japonisë në muzikën moderne eksperimentale. Ai ishte 89 vjeç.

Ichiyanagi, i cili ishte i martuar me Yoko Ono, para se të martohej me John Lennon, vdiq të premten, sipas “Kanagawa Arts Foundation”, ku Ichiyanagi kishte shërbyer si drejtor i përgjithshëm artistik. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

“Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë për të gjithë ata që e kanë dashur gjatë jetës së tij”, tha kryetari i fondacionit, Kazumi Tamamura, të shtunën përmes një njoftimi.

Toshi Ichiyanagi ka studiuar në “The Juilliard School” në Nju-Jork nga ku doli një pionier, duke përdorur teknika kompozicionale me shpirt të lirë që i lanë shumë mundësisë për të përfshirë jo vetëm elemente dhe instrumente tradicionale japoneze, por edhe muzikë elektronike.

Ai ishte i njohur për bashkëpunimet që definuan kufijtë e zhanreve, duke punuar me Jasper Johns dhe Merce Cunningham, si dhe me artistë japonezë, si arkitekti Kisho Kurokaëa dhe poeti e dramaturgu Shuji Terayama, si dhe me Ono, me të cilën ishte i martuar për disa vjet, duke filluar nga mesi i të 50-ave.

Edhe Vdiq legjenda e muzikës jazz, Sonny Rollins Showbiz Vdiq legjenda e muzikës jazz, Sonny Rollins

"Në krijimin tim jam përpjekur të lejoj elemente të ndryshme, të cilat shpesh janë konsideruar si kontrast dhe si kundërshti në muzikë, në bashkëjetesë dhe depërtim në njëri-tjetrin”, kishte thënë Ichiyanagi.

Kishte thënë se muzika tradicionale japoneze e ka frymëzuar dhe inkurajuar, sepse nuk ishte preokupuar me definicionet e zakonshme të muzikës si "art i përkohshëm", ose ato që ai i quante "ndarje", të tilla si relative dhe absolute, ose të reja dhe të vjetra.

Muzika moderne ishte më shumë për "hapësirën ​​e konsiderueshme, në mënyrë që të rregullonte pasurinë shpirtërore që shpërndan muzika", kishte thënë ai.

Ndër veprat e tij të njohura për orkestër është vepra e tij si provokim i turbullt “Berlin Renshi”. Renshi është një lloj poezie bashkëpunuese japoneze që është më shumë varg i lirë i hapur sesa format më të vjetra si "renku".

Në vitin 1989, Ichiyanagi kishte formuar ansamblin ndërkombëtar të muzikës në Tokio – “The Neë Tradition (TIME)”, një grup orkestral i fokusuar në instrumentet tradicionale dhe "shomyo", një stil i këndimit budist.

Muzika e tij ka udhëtuar lirshëm nëpër kultura, duke kaluar pa probleme nga avangarda minimaliste në operën perëndimore.

Ichiyanagi bëri turne nëpër botë, duke shfaqur premierë kompozimet e tij në “Carnegie Hall” në Nju-Jork dhe në teatrin “Champs-Élysées” në Paris. Edhe Teatri Kombëtar i Japonisë e kishte porositur për disa vepra.

Ndër vite ai ishte produktiv, ku kishte prodhuar “Concerto for marimba and orchestra” më 2013, dhe “Piano Concerto No. 6” më 2016, të cilin Ichiyanagi e interpretoi solo në një festival të Tokios.

Edhe Yanagisawa - Maestroja i suksesit të Filharmonisë EXPRESS Yanagisawa - Maestroja i suksesit të Filharmonisë

Toshi Ichiyanagi ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë “Alexander Gretchaninov Prize from Juilliard, L’ordre des Arts et des Lettres” të Republikës Franceze, “Order of the Rising Sun”, “Gold Rays with Rosette”, dhe medaljen “Purple Ribbon” nga Qeveria japoneze.

I lindur në Kobe në një familje muzikantësh, Ichiyanagi ishte premtues si kompozitor që në moshë të re. Ai fitoi një konkurs të madh në Japoni përpara se të vendosej në SHBA si adoleshent, kur lëvizje të tilla ishin ende relativisht të rralla në Japoninë e pasluftës.