Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vazhdojnë telashet mes autoriteteve komunale dhe shitësve të librit në kryeqytet

Prishtinë, 16 janar − Në fillimtetorin e vitit që shkoi, kur një postim i librashitësit Florim Beqiri alarmoi për borxhet e shitësve ambulantë të librit ndaj Komunës së Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti u premtoi atyre zgjidhje për këtë problem. Por përveç se nuk është gjetur mënyrë për ta shlyer borxhin prej 320 eurosh për secilin prej tetë librashitësve ambulantë – siç kishte premtuar Ahmeti – që nga ajo kohë ata nuk kanë pranuar as faturat për qiranë e muajve pasues.

Shitësit ambulantë që shfrytëzojnë kioskat e vendosura në sheshin e kryeqytetit, kanë thënë se prej asaj kohe nuk kanë marrë asnjë njoftim nga autoritetet komunale dhe as nuk kanë pranuar faturat e qirasë. Kjo, sipas tyre, e vështirëson edhe më tej gjendjen, duke qenë se shifrat e borxhit të qirave të kioskave do të bëhen edhe më të papërballueshme për ta me kalimin e kohës. Sipas kontratës, ata i detyrohen Komunës së Prishtinës nga 40 euro në muaj për shfrytëzim të kioskave/ Elvira Berisha.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")