Një thirrje përmes rrjetit social Facebook nga shitësi i librave Florim Beqiri që të blejnë librat nga ai për vetëm një euro, në mënyrë që ta paguajë qiranë e kioskës, mobilizoi shumë qytetarë.
Në kioskë, qiraja e së cilës është 40 euro, gjatë tërë ditës së enjte, u ndalën shumë qytetarë për të blerë libra.
Por Beqiri, i cili kishte shkruar se qiraja është 320, thotë se iu grumbulluan paratë meqë, sipas tij, Komuna nuk ua solli faturat përveç dy muajve të parë.
Librashitësit e tjerë, bashkë me Florimin, u pritën në takim nga kryetari Shpend Ahmeti.
Mirsad Krasniqi thotë se është edhe përgjegjësia e tyre si shitës që e lanë borxhin të grumbullohet.
Tetë kioskat në sheshet e kryeqytetit iu dhanë në shfrytëzim nga Komuna shitësve ambulantë të librave nëpërmjet konkursit publik.
-
Vazhdojnë telashet mes autoriteteve komunale dhe shitësve të librit në kryeqytet
-
Florim Beqiri, librashitës, shkrimtar e lexues i rregullt i librave
-
Florim Beqiri flet për sfidat e të qenit librashitës ambulant në pandemi
-
Të rinjtë në Kosovë pak të interesuar për blerje të librave
-
Tekstet e përdorura po shiten në rrjete sociale me çmim më të lirë. MASH-i ende pa katalog