Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“UKA”, homazh e elegji për asketin e kohëve moderne

Diku e dikur në Dukagjin, ka jetuar Uka, një njeri i rëndomtë, që nuk lakmonte të huajën, që nuk ia mendonte askujt të keqen. Ai ishte asket i kohëve moderne, model i nderit dhe i moralit. Por, jeta e shpërbleu me vuajtje dhe dhembje.

Kënga që i dedikohet atij, “UKA”, është finalizuar më 2010, por për herë të parë është e qasshme tash, për secilin që ka dëshirë ta dëgjojë. Muzika, teksti dhe aranzhmani janë bërë nga Agron Shala. Këtë këngë Shala ia dedikon dajës së tij – Ukës së urtë, të ndershëm e të pafat. Në vokale janë BB Poqi dhe Ismet Azemi. Ndërsa, në kitarë është MV Muha, që po ashtu ka bërë miksin dhe postproduksionin e këngës.

“Uka” është jo veç një shprehje e respektit për dajën, po edhe një elegji për njerëzit e virtyteve, homazh për të ndershmin – të rëndomtët e heshtur. Mbi të gjitha, është një thirrje për të reflektuar për jetën, nderin, moralin… për njeriun!

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën dhe ta lexoni tekstin.

UKA

Edhe Emin Riza – intelektuali ekselent që kishte gjithnjë diçka me vlerë për të thënë Shtojca për Kulturë 1 o. më parë Emin Riza – intelektuali ekselent që kishte gjithnjë diçka me vlerë për të thënë

Në ballë të oxhakut,
qyqe
vetëm
ka mbet.

Në odën e madhe,
s’ka sofër
as fjalë,
veç kujtime
për njerëzit e vdektë.

Shikon në dritare,
e në frengji,
dhe kohën e ndal
në legjendat që i blinin –
njerëzit
e ngratë.

Çdo gur në kullë,
çdo shkallë e kalbur
është plagë dhe barrë
në trupin e tij.

Mëkatet e brezave
vetëm ai i lan,
e ai nuk e din
se nuk di dredhi.

Prapa derës së mbyllur,
vuan e duron,
vazhdon të ëndërrojë
ai është i shenjtë –
armik
i shpirtit të tij.

I pastër ishe,
në baltë sharrove,
jetove urtë,
urtësia të mungonte,
hije kërkove,
terri të gjeti,
u shfaqe mes nesh –
për t’u qarë

Durove,
s’mashtrove,
dëgjove,
nuk fole,
vuajte,
s’tradhtove,
shihje,
s’lakmove,
mendove,
nuk dite,
rrite,
nuk prite,
ece,
s’jetove,
përcolle,
ike,
shpëtove.

Edhe Liburn Jupolli përjetëson në tinguj dëshminë e të mbijetuarit të masakrës Kulturë 1 j. më parë Liburn Jupolli përjetëson në tinguj dëshminë e të mbijetuarit të masakrës

N’çdo gurë në kullë,
n’çdo shkallë të kalbur,
në derën e mbyllur,
e odën e zbrazët.

Në çdo dritare,
e çdo frëngji,
je një kujtim,
për t’u qarë.