Të mërkurën mbrëma është organizuar një koncert humanitar në teatrin “Oda” në Prishtinë. Se për kë do të dedikohen të ardhurat e këtij aktiviteti e shikojmë në vazhdim.
Mjete financiare për të mbijetuarit nga tërmeti që goditi ditë më parë një pjesë të Shqipërisë po vazhdojnë të mblidhen ende në Prishtinë, raporton emisioni Express në KTV.
Një koncert bamirësie me muzikë jazz është mbajtur në teatrin Oda, ku fondet nga ky organizim pritet të shkojnë për çerdhen e fëmijëve të Fushë Krujës e cila kishte pësuar dëme materiale nga tërmeti i 26 nëntorit.
Krahas muzikës, në këtë mbrëmje aktorja Fatlume Bunjaku ka lexuar vargje të disa poetëve që i kanë krijuar ato si kujtim ndaj atyre që nuk janë më.
Dy këngëtaret e njohura Eda Zari dhe Elina Duni interpretuan këngë të vjetra shqiptare të ripërpunuara në zhanrin e muzikës jazz.
Edhe
Filharmonia me koncert unik si uverturë para Berlinit, sonte në “Express”
Koncertit “Udhëtim dimëror” që organizohet në çdo fund vit për humanizëm u janë bashkuar instrumentistët: Ilri Bajri, Visar Kuqi, Armend Xhaferi, Gent Rushi dhe këngëtari Shpat Deda.
Koncerte me motive për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, prite të organizohen edhe më tutje në Kosovë.