“Tracing Addai” do të përmbyllë ciklin e shfaqjes së filmave të shkurtër të animuar në KTV. Ky film do të shfaqet të premten në ora 18:35.
Filmi që shpalos një rrëfim të bazuar në ngjarje të vërtetë, tregon ndikimin tragjik të luftës në jetën e tre njerëzve. Prodhimi i vitit 2018 tregon historinë e një djaloshi 20-vjeçar, i cili lë pas jetën e tij dhe niset për të shërbyer e ndihmuar viktimat e luftës civile.
Fillimisht ai punon në një kuzhinë publike së bashku me një djalosh tjetër i cili qe nisur drejt Sirisë për qëllime të njëjta. E ëma e Addait shqetësohet për fatin e djalit, të cilin e rriti e vetme dhe e kishte nga një lidhje me një afrikan. Komunikimin me të ëmën e tij në Gjermani, Addai e mban vetëm nëpërmjet mesazheve.
Pavarësisht insistimit të saj për të kuptuar më shumë për fatin dhe gjendjen e tij, Addai komunikimin vazhdon ta mbajë me mesazhe të shkurtra dhe me përmbajtje të njëjtë: “Mos u shqetëso për mua, sepse jam mirë”.
Dy vjet më vonë, nëna e Addait pranon një letër nga burgu. Djaloshi i cili qe njohur me Addain në Siri, Ilias, është dënuar për terrorizëm nga një gjykatë gjermane. Ai do që ta takojë të ëmën e Addait dhe t’i shpjegojë se qëllimi i djalit të saj dhe i atij ishte i mirë dhe jo përfshirja në luftë. Filmi “Tracing Addai” është shpërblyer në disa prej festivaleve më prestigjioze në botë, si “Tampere Film Festival”, “DOK.fest Münich” e “DocAviv”.
Programi i filmave të animuar për të drejtat e njeriut është hartuar nga festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Anibar” në bashkëpunim me Kohavisionin, me qëllim prezantimin dhe promovimin e vlerave njerëzore përmes animacionit si formë e shprehjes artistike.
-
“The Road to Damascus” në frontin sirian për liri dhe shenja nga Kosova
-
“Makthi prej argjile” tenton ballafaqimin me pasojat e luftës
-
“Makthi prej argjile” tenton ballafaqimin me pasojat e luftës, sonte në “Express”
-
“Për sa t’ketë det” me dramën e luftës që s’përfundon
-
Jeta e punëtorëve emigrantë në Dubai nën hijen e luftës