Dave Allen njëherë kishte thënë se një burrë e di që po plaket kur e shikon “Sunset Boulevard” dhe e kupton se Gloria Swanson i duket mjaft atraktive.
Ngjashëm, një gjeneratë e caktuar do të ndiejë zymtësinë për faktin se Angelian Jolie nuk është më fytyra e Lara Croftit, për shkak se në këtë rol e pason Alicia Vikander, shkruan Koha Ditore.
Kjo Lara qartazi është më serioze dhe e ndjeshme, për dallim prej Jolie, apo figurës në videolojën e viteve ’90 – apo në të vërtetë Karen Gillian në filmin e ri “Jumanji” – e cila nuk ka nevojë të veshë pantallona të shkurtra apo rroba që ia zbulojnë trupin, që është e drejtë. Por ajo ka aq shumë probleme shumë patetike dhe të mërzitshme në lidhje me marrëdhëniet me babanë e saj. Është paraqitje tejet pa gjallëri e Dominic West si prind hijerëndë prej shtëpisë së tij madhështore, antropolog i dashur “Lord Richard Croft” (ndoshta djali i një duke apo konti?)
Ai gjithmonë është i qeshur në pamjet që na rikthejnë në kohë në Croft Manor, që ka të njëjtën rëndësi si Wayne Manor, ku gjithmonë e puth në ballë Larën si fëmijë apo edhe duke ledhatuar kokën e saj para se të nisej në një prej aventurave të rrezikshme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)