Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Lansohet traileri i “Tomb Raider”, Alicia Vikander luan Lara Croftin

Është lansuar traileri i parë zyrtar i këtij filmi të shumëpritur, që dikur për protagonist e kishte aktoren e njohur Hollywoodiane, Angelina Jolie, dhe publiku e ka pritur mirë atë, transmeton emisioni Express në KTV.

Përmes ca sekuencave të shkëputura në filmin e bazuar në lojën e famshme kompjuterike, shikuesit kthehen prapa në kohë, në fëmijërinë e avanturieres së patrembur, Lara Croft, e cila këtë herë vjen e portretizuar nga aktorja suedeze e shpërblyer me Oscar, Alicia Vikander.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vikander, e cila e fitoi një shpërblim akademik për rolin e saj në dramën "The Danish Girl", i ndjek hapat e të madhes Jolie, në personifikimin e femrës fiktive të huazuar nga videoloja e famshme botërore.

Roar Uthaug e ka bërë regjinë e filmit, i cili pritet të publikohet nëpër kinematë botërore nga 16 marsi i këtij viti.