A jeni gati edhe për një Tomb Raider me Alicia Vikander? MGM dhe Warner Bros. thuhet se e kanë angazhuar Amy Jump për ta shkruar skenarin për vazhdimin.
Jump është më e njohur për bashkëpunimet e saj të shumta me regjisorin dhe bashkëshortin Ben Wheatley, me të cilin ka shkruar skenarë për disa filma. Njëri prej tyre është drama humoristike “Free Fire” nga viti 2016, ku luajtën Sharlto Copley, Brie Larson, Cillian Murphy dhe Armie Hammer.
Tomb Raider me Alica Vickander në rolin kryesor të Lara Croft e kemi parë vitin e kaluar, ndërsa regjinë e tij e kishte bërë Roar Uthaug. Filmi i ka fituar madje 274 milionë dollarë në të gjithë botën (me një buxhet prej 94 milionësh) dhe me këtë rast e konfirmoi Vikander, e cila para Tomb Raiderit e kishte një seri të filmave të shkëlqyer si Ex Machina, si një heroinë aksioni.

Tomb Raider flet për historinë e video lojërave më të reja me po të njëjtin titull në të cilat organizata misterioze Trinity vendos t’i përvetësojë disa objekte të cilat mund ta shkatërrojnë njerëzimin. Lara Croft niset në aventurën e saj të parë për ta zgjidhur misterin e zhdukjes së babait të saj, shkruan KOHA Ditore.
Ende nuk ka informacione se kush do ta bëjë regjinë e filmit, dhe as kur mund të shfaqet në kinema.
-
Sophie Turner befason fansat me transformimin për rolin e Lara Croftit
-
Spekulime për romancë mes Pamela Anderson dhe Tom Cruise
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet
-
Kristen Stewart do të donte të drejtonte rikrijimin e filmit “Twilight” me buxhet të madh
-
Scarlett Johansson i bashkohet filmit të ri “Exorcist” të Mike Flanaganit