Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

TKK-ja, me 4 premiera në skenën e vogël

Katër shfaqje premierë janë planifikuar nga menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës që të inskenohen në skenën e vogël, gjatë vitit 2020.

Këshilli drejtues i TKK-së, ditë më parë, ka shpallur një konkurs publik ku do të përzgjidhen regjisorët për gjashtë tekste që pritet të realizohen në hapësirën kur kërkohen forma atraktive skenike, raporton emisioni “Express” i KTV-së.

“Skena e Vogël, si një laborator për kultivimin e shprehjeve eksperimentale teatrore, është krijuar për të mbështetur dhe nxitur idetë dhe format e reja kërkimore teatrore, duke synuar të jetë strehë e të gjithë atyre që teatrin e shohin si mjet të shprehjes”, shkruhet në shpalljen e konkursit e TKK-së për regjisor.

Aktori resident i Teatrit Kombëtar, Adrian Morina, i cili që dy muaj ushtron detyrën e drejtorit artistik në institucionin më të lartë teatror të vendit, thotë se skena e vogël ka për qëllim të sjellë gjuhë të re kreative në artin skenik.

Morina tregoi për përmbajtjen e teksteve të përzgjedhura në këtë garë skenike.

Edhe Teatri Kombëtar, në kërkim të projekteve për Skenë të vogël Kulturë Teatri Kombëtar, në kërkim të projekteve për Skenë të vogël

Konkursi do të mbyllet zyrtarisht më 18 janar, ndërsa Morina inkurajon regjisorët që të bëhen pjesë e kësaj gare.

Pas çdo viti kalendarik, TKK-ja shpall konkurs për regjisor, pasi menaxhmenti i këtij institucioni miraton tekstet e repertorit të Skenës së Vogël.