Pas propozimeve të menaxhmentit të Teatrit Kombëtar të Kosovës për repertorin artistik të vitit 2019, në javën që lamë pas Këshilli Drejtues i këtij institucioni ka votuar që pesë shfaqje premierë të inskenohen në skenë të madhe dhe po aq edhe në atë të vogël.
Kryetari i Bordi të TKK-së, Fisnik Ademi, pas miratimit të programit shpreson se përmbajtja e teksteve të përzgjedhura do ta rrisin cilësinë e punës gjatë realizmit të shfaqjeve, raporton “Express” i KTV-së.
Ademi, tutje theksoi se këtë vit nga tridhjetë projekte teatrore të cilat kanë aplikuar për skenë të vogël, vetëm pesë prej tyre kanë marrë votat e Këshillit Drejtues për t’u inskenuar.
Në skenën e madhe këtë vit pritet të inskenohen shfaqjet: “Karnevalet e Korçës”, “Sfinga e gjallë”, “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, “Lear” dhe “Bryma e vdekjes”.
Ndërkohë, “Bisha në hënë”, “Mosmarrëveshja”, “Eksperimenti”, “Lejla dhe Ko” si dhe “Trenat”, janë caktuar të prezantohen në skenën e vogël të TKK-së.
-
TKK-ja, me 4 premiera në skenën e vogël
-
Teatri Kombëtar e mbyll vitin me shumë telashe, nis planet për 80-vjetor
-
Teatri në grevë, 31 aktorë për 4 vende në ansambël rezident
-
Teatri me 6 premiera në vit sfidash, pret përmirësim kushtesh për sivjet
-
Teatri Kombëtar, në kërkim të projekteve për Skenë të vogël