Kulturë

“Titane” fiton çmimin kryesor në Cannes

“Titane” i Julia Ducournaus ka marrë çmimin e kryesor në Festivalin e Cannes. Ducournaus u bë regjisorja e parë grua që nga viti 1993 që mori këtë çmim.

Fituesi u bë i ditur gabimisht nga zyrtari i jurisë, Spike Lee, i cili dha njoftimin para kohe. "Më fal, a është kjo e vërtetë", ishte reagimi i Ducournaus pasi kuptoi se filmi i saj mori çmimin.

Fituesja e fundit të çmimit kryesor në Festivalin e Cannes ishte Jane Champion për filmin “The piano” në 1993-n. Viteve të fundit, pakënaqësitë për pabarazinë gjinore në Canne janë rritur, përfshirë 2018-n, kur 82 gra, përfshirë Agnes Varda, Cate Blanchett dhe Salma Hayek, kishin protestuar ndaj kësaj dukurie. Ankesat e tyre ishin për numrin e vogël të filmave të nominuar që drejtohen nga gratë, karshi atyre që janë drejtuar nga burrat, gjithsej 1.645 filma. Sivjet, katër nga 24 filmat për “Palmën e Artë” u drejtuan nga gratë.