Filmi hapet me një koncert të muzikës klasike. Lideri sovjetik Josef Stalin e dëgjon atë dhe menjëherë rrëmbehet nga performanca.
Derisa koncertit i vjen fundi, ai e thërret regjisorin e shtëpisë koncertale dhe kërkon incizimin. Për fat të keq, orkestra nuk ishte incizuar. E çfarë duhet bërë tash? Koncerti duhet të përsëritet krejtësisht, duke nisur nga nota e parë, dhe atmosfera në sallën koncertale duhet të jetë krejtësisht e njëjta. Dirigjenti dhe pianisti duhet të binden të luajnë sërish koncertin. Teknikët vrapojnë ta kthejnë audiencën, por shumica prej njerëzve kanë ikur.
Por radhët gjysmë të mbushura të ulëseve plotësohen me kalimtarë. Askush nuk dëshironte ta kuptonte se çfarë do të ndodhte nëse Stalini nuk do ta pranonte një incizim të koncertit. Filmi “The Death of Stalin” e zhvendos ngjarjen në vitin 1953, në një botë në të cilën regjimi i diktatorit me plot terror kishte zgjatur me dekada. Kushdo që nuk pajtohej 100 për qind me mënyrën e tij të të vepruarit, arrestohet, kidnapohet apo vritet. Pak do të guxonin të rrezikojnë, madje as spektaktorët konfuzë dhe muzikantët e sallës koncertale. Sepse rregulli i parë është që askush nuk e provokon një diktator.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)