Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Thaçi dekoron Naim Gjoshin dhe Xhevdet Gashin me çmimin “Mjeshtër i Merituar”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar kompozitorët Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi, me çmimin “Mjeshtër i Merituar”.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kjo dekoratë ka ardhur si mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në kultivimin e këngës shqipe.

“Kompozitorët e njohur Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi i dekorova me çmimin “Mjeshtër i Merituar” për kontributin e tyre të çmuar në kultivimin e këngës shqipe. Me punën e tyre ata e pasuruan jetën artistike dhe kulturore të popullit tonë”, ka shkruar Thaçi.

Image