Prishtinë, 24 prill – Ministria e Financave i ka hapur rrugë funksionalizmit të teatrove të qyteteve. Të martën Komisioni i Granteve në kuadër të MF-së ka aprovuar financimin komunal për vitet 2020-2022.
Sipas njoftimit të MF-së, u aprovuan edhe kërkesat e komunave për rritjen e stafit dhe masës monetare për teatro për vitin 2020. Këtë e kishin kërkuar tetë komuna dhe Asociacioni i Teatrove të Qyteteve të Kosovës. Me kërkesë i ishin drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Financave. Kërkonin nga 230 mijë euro në vit për secilin teatër për të funksionuar në mënyrë të rregullt. Pos kësaj kërkohet edhe angazhimi i stafit të rregullt të aktorëve e punonjësve të tjerë. Kriza disavjeçare është e përbashkëta e teatrit “Dodona” në Prishtinë, “Bekim Fehmiu” në Prizren, “Muharrem Qena” në Mitrovicë, “Avdush Hasani” në Podujevë, “Adriana” në Ferizaj, “Hadi Shehu” në Gjakovë, “Istref Begolli” në Pejë dhe Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Siç ka raportuar gazeta javën e kaluar, kërkesa e tyre për buxhet “peshon” 1.8 milion euro.
Lajmi për veprimin e Komisionit të Granteve ka entuziazmuar udhëheqësit e teatrove. Si lajm të jashtëzakonshëm e ditë historike e ka cilësuar atë drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi. Sipas tij, teatrot e qyteteve që nga paslufta nuk kanë arritur të stabilizohen.
(Më shumë, sot në "Kohën Ditore")
-
Tetë teatrot e qyteteve kërkojnë 1.8 milion euro për dalje nga kriza
-
Teatrot para, gjatë dhe pas pandemisë
-
Kryetari i Prishtinës thotë se po synohet punësimi i 20 artistëve rezidentë në Teatrin e Qytetit
-
“Dodona” me probleme të vjetra pret projekte për shfaqje të reja
-
Peticion për hapjen e teatrove si zgjidhje për shpëtim nga kolapsi