Prishtinë, 17 prill – Teatrot e qyteteve në Kosovë janë duke kërkuar që të dalin nga kriza. Aktorët e disa prej teatrove numërojnë disa muaj pa paga. E sa i përket prodhimit të shfaqjeve, kjo çështje është një tjetër histori e zymtë e institucioneve lokale të kulturës. Kriza disavjeçare është e përbashkëta e teatrit “Dodona” në Prishtinë, “Bekim Fehmiu” në Prizren, “Muharrem Qena” në Mitrovicë, “Avdush Hasani” në Podujevë, “Adriana” në Ferizaj, “Hadi Shehu” në Gjakovë, “Istref Begolli” në Pejë dhe Teatrit të Qytetit të Gjilanit.
E për të dalë prej saj, Asociacioni i Teatrove të Qyteteve të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Financave. Kërkesën e njëjtë, Ministrisë së Financave ia kanë përcjellë edhe tetë komunat që kanë teatro të qyteteve. Kërkojnë nga 230 mijë euro në vit për të funksionuar në mënyrë të rregullt. Pos kësaj kërkohet edhe angazhimi i stafit të rregullt të aktorëve e punonjësve të tjerë.
Teatrot e Qyteteve të Kosovës së voni kanë krijuar Asociacionin e Teatrove të Qyteteve të Kosovës, si mekanizëm i përbashkët dhe zë i artikuluar, i cili do të kontribuojë, fuqizojë dhe insistojë në zbatimin dhe zhvillimin e legjislacionit juridik të teatrove të qyteteve me qëllim të funksionimit normal të tyre dhe të krijimit të vlerave e standardeve artistike.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Shtatë teatrot e qyteteve dhjetë muaj pa 140 mijë eurot e premtuara
-
Tetë teatrove të qyteteve u hapet rruga për dalje nga kriza
-
Epoka e errët: Skena teatrore e Kosovës përballet me krizë rinovimi
-
Teatri 100 ditë në grevë, akuza për kërcënime e nënshtrim nga Ministria
-
“Dodona” hap konkurs për pesë aktorë, një vit pasi iu krijua mundësia