Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tenori në kërkim të perfeksionit dhe një mësim nga Plácido Domingo

“Sikur të më pyeste dikush nëse do ta nisja nga fillimi këtë rrugë, përgjigjja ime do të ishte ‘jo’”, thotë bindshëm tenori Faik Hondozi.

Me këtë përgjigje tregon se sa i vështirë ka qenë rrugëtimi i tij. “Kurrë, kurrë, nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë”, vulos atë që thotë më herët, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo mund të tingëllojë sikur dashuria e tij ndaj muzikës nuk është e mjaftueshme, apo sikur është pishman për rrugën që ka zgjedhur. Në fakt është krejt e kundërta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pikërisht nga dëshira për të arritur më shumë, për të punuar si në aspektin teknik ashtu edhe në atë vokal, gjatë tërë kohës e ka sfiduar veten. Asnjëherë nuk është mjaftuar me pak. Ndoshta jo aq shumë për t’u ngjitur në karrierë, sa për përgatitje profesionale.

Prandaj edhe kishte nisur shkollimin në vendlindje, Prishtinë, për të vazhduar më pas specializimin në Tiranë. Por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për të. Vjena do të bëhej stacioni i radhës prej aty ka udhëtuar edhe në Itali për masterklas e specializime të tjera, gjithmonë në kërkim të perfeksionit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.