Kur ulet pranë pianos, Landi Surdulli, hap partiturat dhe fillon t’i shtypë tastet, thotë se bota rreth tij hesht. Nuk ka diçka që mund t’ia marrë vëmendjen nga ky instrument shumë i dashur për të.
Edhe pse ka veç dy vjet prej kur filloi të shprehë interesim për piano, gjatë kësaj kohe mësoi shumë. Çdoherë duke i lënë hapësirë vetes të përparojë më shumë.
Këshillat e prindërve, mësueses në shkollën fillore dhe tash arsimtarëve thotë se luajtën një rol vital në rrugëtimin të cilin sa e ka nisur.
“Kjo shkon edhe me këshillat që njerëzit m’i kanë dhënë. Vetë e kam filluar dhe kam shprehur interesim po edhe mësuesja e muzikës në shkollën fillore më ka shtyrë shumë duke më tregu shumë detaje për pianon dhe për muzikën në përgjithësi. Ajo në njëfarë mënyre ka qenë si inspirim për mu që të vazhdoj para avancimin tim në muzikë. Duhet pasur motivim, por vetëm motivimi nuk është i mjaftueshëm duhet edhe shumë përkushtim. Atë që e bën duhet ta bësh me dashuri dhe me ndjenjën që do të arrish diçka më shumë. Nuk duhet paragjykuar vetja. Këtë mentalitet e kam pasur unë dhe brenda dy vjetëve të zhvillohem sa më shumë”.
I liston kompozitorët e njohur që i pëlqejnë, por thotë se inspirimin nuk e gjen tek ta.
Edhe
Interpretuesi gjenial i dramës muzikore që peshon çdo notë
Pianistë nga e tërë bota të kohës moderne e edhe ata nga Kosova janë inspirim për Surdullin.
“Me thënë të drejtën inspirim prej kompozitorëve nuk kam. Ka kompozitorë që më pëlqejnë shumë, siç është Chopin, veprat e Moxartit, Beethovenit dhe Dvorakut, por këto nuk kanë qenë pjesë e inspirimit që unë me u marrë më shumë me muzikë. Më shumë inspirim gjej te pianistët e tashëm”.
Një synim të cilin dëshiron shumë ta arrijë është të jetë pjesë e Filharmonisë së Kosovës.
Derisa kjo ëndërr e tij të jetësohet ai vazhdon me shumë përkushtim t’i ndjekë koncertet e Filharmonisë.
Madje, shpesh i fton edhe shokët që t’i bashkohen në mënyrë që t’i njoftojë me muzikën klasike.
Edhe
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer
“Piano është diçka që do të më përcjellë tërë jetën por nuk mendoj se do ta kem instrument primar. Dëshiroj që instrument të parë ta kem trombonën me të cilën kam synim që të bëhem pjesë e orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Interesimi që e kam për kompozim më shtynë që të lexoj dhe analizoj shumë vepra. Përcjelli shumë koncerte të Filharmonisë së Kosovës. Çdoherë ftoj edhe shokë të mi nëpër këto koncerte që tu shtojë interesimin për muzikën klasike”.
Ftesa që të bëhet pjesë e orkestrës së shkollës, ku luajnë instrumentistë me më shumë përvojë se ai, është hapi i parë drejt sukseseve të tij në muzikë.