Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Teatri Kombëtar me “Eshtrat që vijnë vonë” në Maqedoni

Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që ironizon me luftën për identitet, nacionalizmin dhe fenë,do të hyjë në garë për çmimet e festivalit që mbahet në Strumicë të Maqedonisë.

“Eshtrat që vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit dhe regji të Martin Koçovskit, do të shfaqet në edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të teatrit kamertal “Risto Shishkov”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shfaqja nga Kosova është në garë në dy kategori të këtij festivali. Në tetor të vitit të kaluar, kjo shfaqje triumfoi në edicionin e katërt të “Fest(in) on the Boulevard”, që e organizon rrjeti “NETA - New European Theatre Action”, me ndihmën e Teatrit Kombëtar të Bukureshtit.

E prezantimi në qytetin maqedonas është vazhdim i rrugëtimit të “Eshtrat që vijnë vonë” nëpër festivale jashtë vendit. Në Prishtinë, ishte dhënë premierë në maj të vitit të kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.