Prishtinë, 22 shtator - Katër çmimet të cilat i ka marrë shfaqja “Eshtrat që vijnë vonë” në edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Kamertal “Risto Shishkov” në Strumicë të Maqedonisë, për Teatrin Kombëtar të Kosovës janë dëshmi se ky institucion është në rrugë të mbarë. Javën e kaluar, ky produksion teatror i TKK-së, me tekst të Teki Dervishit nën regji të Martin Koçovskit, ka marrë çmimet për “Regjinë më të mirë”, “Tekstin më të mirë”, “Kostumet më të mira dhe “Koreografinë më të mirë”.
Por kjo është hera e dytë që kjo shfaqje shpërblehet në festivale ndërkombëtare. Në tetor të vitit të kaluar, triumfoi në edicionin e katërt të “Fest(in) on the Boulevard”, që e organizon rrjeti “NETA - New European Theatre Action”, me ndihmën e Teatrit Kombëtar të Bukureshtit. E prezantimi në qytetin maqedonas është vazhdim i rrugëtimit të “Eshtrat që vijnë vonë” nëpër festivale jashtë vendit. Në Prishtinë ishte dhënë premierë në maj të vitit të kaluar e për çmimet e fundit TKK-ja ka dërguar një komunikatë për media tek një javë pasi u janë kumtuar.
Agon Myftari, drejtor artistik i TKK-së, ka thënë se ky institucion vazhdon me çmime të tjera, pas atij në Bullgari e një gjë e tillë tregon se janë në rrugë të mirë (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Teatri Kombëtar me “Eshtrat që vijnë vonë” në Maqedoni
-
Teatri Kombëtar me “1984” triumfon në Shkup, “Martesa” jepet në festivalin polak
-
Aktorët e Teatrit Kombëtar me ultimatum: Rritje pagash ose grevë nga një nëntori
-
“The Best European Show” himnizon teatrin, ironizon Evropën
-
Dita Botërore e Teatrit, nderohet Muharrem Qena