Një program atraktiv dhe me vepra premierë do të jetë ai i koncertit të së dielës mbrëma i Korit dhe Orkestrës Simfonike të Filarmonisë së Kosovës.
Kori dhe orkestra këtë herë do të ndjekin direktivat e dirigjenti brazilian, Marsio Dasilva.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka thënë se ky koncert i kushtohet korit në kuptimin e prioritetit që ka në program, meqë pjesa e parë është program vokal.
Ndonëse kjo nuk është hera e parë e tij në Kosovë, dirigjenti brazilian Marsio Dasilva, këtë bashkëpunim e ka cilësuar të veçantë.
Koncerti do të fillojë nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Koncertin e radhës së Filarmonisë së Kosovës do ta drejtojë spanjolli Fernando Briones
-
Dirigjenti brazilian nesër drejton koncertin e Filharmonisë
-
Kori i Filarmonisë me koncert pas shtatë muajsh
-
Filarmonia afër publikut me transmetime të koncerteve dy herë në javë
-
Kori kulmon në lojë zhanresh me vepra bashkëkohore