Në librin autobiografik “Retë dhe gurët” ku Petro Marko vjen në një autointervistë me vetveten, një rrëfim I ndjerë është dhe ai I takimit të fundit me Migjenin. Përpara se të udhëtonte drejt Spanjës për t’iu bashkuar luftës, shkrimtari kishte udhëtuar drejt Shkodrës për të takuar Migjenin.
Ja si e përshkruan ai:” para se të rrëfej itinerarin e udhëtimit që më coi në realizmin e ëndrrës time, dua të shtoj edhe diçka që më mbeti si një imazh i paharruar: fytyra e Migjenit! Aty nga dimri shkova në Shkodër dhe rashë në familjen e Vasil Trimçevit, për të takuar Migjenin. Ndenja disa ditë. Aty ishte dhe Viti Shahini, që e kishim shoqe të mirë. Me Migjenin folëm për poezinë.
I thashë se Ismet Toto dëshironte të botonte një vëllim me vargjet e tij dhe me vargjet e mia dhe me një parathënie të gjatë për poezinë e re. I thashë se unë pranova, po Demir Godelli nuk më lejoi duke me thëne se Ismet Toto nuk ishte shok i idealit tonë. Edhe Migjeni nuk e dëshironte një gjë të tillë.
Kur po hipja në autobus dhe po përqafohesha me Migjenin vendosa ti thosha se po ikja larg. Nuk dihej nëse do të shiheshim me. Ai e kuptoj. Më shtrëngoj dorën, me përqafoj.
I pashë sytë të lageshin. Dhe me tha: -Lum ti që ke shëndet te mire! Po, Petro, lum ti që ke shëndet të mirë. – Më vështroj një copë herë, sikur deshi të më jepte porosi, por shqiptoi këto fjalë të fundit që dëgjova prej tij: -Ti ke shkruar shume vargje të mira dhe të dobëta, ke shkruar shumë, po nisja jote për në Spanje është poema më e bukur që po shkruen”.
Në 105 vjetorin e Lindjes së Petro Markos në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u kujtua personaliteti i tij krijues nën kujdesin e Bashkisë Himarë, Muzeut Historik Kombëtar dhe Unionit tw gazetarëve shqiptarë.
Edhe
Lindja e mjeshtrit të madh, Petro Markos
”Nuk ka rëndësi se në këtë 105 vjetor të lindjes së tij nuk gjen një monografi të plotë studimore të veprës së tij, e për më tepër askund të shkruar e zezë mbi të bardhë se është themelues i romanit modern shqiptar, as një emër rruge në Tiranë ku jetoi që nga vitet 30’, e rëndësishme është se me veprën e vet madhore ka krijuar një gjeografi të shpirti rebel shqiptar që endet sa në brigjet e Ebros, në Ustikë, Vlorë, Labëri, Durrës e Tiranë si për të na kujtuar se në letërsi nuk vlejnë rekomandimet as emërimet por mesazhi dhe magjia e fjalës që bën sot e kësaj dite çdo të ri shqiptar në të gjithë hapësirat shqipfolëse ta ndjekë e ta lexojë Petro Markon, apostullin e shkrimtarisë shqiptare.
Letërsia e vështirë dhe e mundimshme e një populli të vogël nuk mund të gjente një apostull më të mirë sesa Petro për të përcuar mesazhin e vet, ndaj ajo por edhe ne jemi me fat që kishim Petro Markon mes nesh” , u shpreh drejtori I Muzeut Dorian Koci (Shqip).