Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Sunny Hill” me ëndrrën e Dua Lipës që hap dyer për talente nga Kosova

“Sunny Hill Academy” do të jetë hapësira e re për të rinjtë që do të funksionalizohet në ish-ndërtesën e Shkollës Amerikane të Kosovës (American School of Kosova). “Sunny Hill Foundation”, që do të investojë 150 mijë euro dhe Komuna e Prishtinës janë dakorduar për funksionalizimin e kësaj qendre për të rinjtë vitin që vjen, shkruan sot Koha Ditore.

E menduar si një mundësi për promovimin e talenteve të reja të muzikës, kjo hapësirë është bërë e mundur falë idesë së themeluesit të fondacionit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa. Ky lajm u bë i ditur në prag të fillimit të edicionit të radhës të “Sunny Hill Festival” me rastin e ardhjes së artistes Dua Lipa në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me buzëqeshje gjatë tërë kohës, artistja shqiptare është shprehur e lumtur për projektet e fondacionit “Sunny Hill”, që kanë nisur të bëhen realitet.

Në konferencën për media të mbajtur të premten në hotel “Emerald”, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, themeluesi i fondacionit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, si dhe Dua Lipa kanë nënshkruar marrëveshjen për dedikim të hapësirës për “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”.

Në emër të Fondacionit, Dukagjin Lipa ka falënderuar miqtë dhe partnerët që e kanë bërë të mundur organizimin e Festivalit dhe projektin e sivjetmë të këtij fondacioni.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)