Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Studime Orientale” – urë komunikimi e pasqyrë e traditës

Është promovuar dje numri i katërt i revistës shkencore “Studime Orientale” nga Instituti për Studime Orientale. Ky numër vjen në pesë gjuhë me punime origjinale dhe punime të përkthyera nga shqipja në gjuhët botërore.

Feti Mehdiu, themelues i revistës “Studime Orientale”, në përurimin e mbajtur të enjten në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, ka cekur se kjo revistë është vazhdimësi e asaj pune që ka filluar në vitin 2001 nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës, e transformuar më vonë në Institut.

“Numri i katërt doli me fizionomi të re, sigurisht në koncept pak më ndryshe se ajo që ishte, por qëllimi dhe ambiciet mbetën të njëjtat: Të jetë urë e komunikimit midis kolegëve që merren me studime orientale në Ballkan dhe gjithë atyre që janë të interesuar, në Lindje dhe në Perëndim”, ka thënë Mehdiu.

Në përmbajtjen e kësaj reviste, në sektorin shqip mund të lexohen “Fjalori historik i arabishtes i Dohës” nga Isa Memishi dhe “Aristoteli në medresetë shqiptare” nga Abdulla Rexhepi. Po ashtu, recensioni i orientalistit Nehat Krasniqi me titull “Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare”.

Nga kultura shqiptare është edhe një punim origjinal në turqisht i Fatma Shehut, që prezanton veshjet tradicionale shqiptare në fshatin Guri i Bardhë të Shqipërisë deri në shekullin XV.

Muhamed Mufaku, drejtor i Institutit për Studime Orientale dhe redaktor i revistës, ka thënë që revista me të arriturat e saj shkencore, duke prezantuar figura të njohura të historisë e kulturës shqiptare përfaqëson një traditë gjysmëshekullore të orientalistikës në Kosovë. Mufaku ka treguar që kanë hasur edhe në sfida të ndryshme gjatë punës për revistën, mirëpo ka theksuar se “ku ka ambicie, ka edhe sfida”....(Më Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Artikuj të ngjashëm