Grupi KOHA do të mbajë sot edicionin e katërmbëdhjetë të shpërblimit “Rexhai Surroi” për letërsi dhe gazetari të shkruar.
Ceremonia gala do të mbahet në Prishtinë me prani fizike të mysafirëve e të nominuarve dhe nis në orën 13:00.
Vitin e shkuar, për shkak të pandemisë, ceremonia shkoi si transmetim televiziv pa mysafirë.
Fitues të çmimeve për vitin e kaluar ishin Shkumbin Gashi dhe Shqipe Gjocaj.
“Nënë, më fol për ëndërrimtarët” i autorit Shkumbin Gashi ka marrë shpërblimin vjetor “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë, ndërsa Gjocaj fitoi çmimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar me artikullin “Përdhunimi martesor, 'legjitim' dhe i mirëqenë në Kosovë".
Po ashtu, vjet KOHA nderoi edhe veprën e Melihate Ajetit me botimin e monografisë së shkruar nga bija e saj, Antigona Qena Kaçaniku.
-
Sot ndahen shpërblimet vjetore për gazetari dhe letërsi “Rexhai Surroi”
-
Sot, edicioni i 15-të i shpërblimit “Rexhai Surroi” për letërsi dhe gazetari të shkruar
-
Shpërblimet “Rexhai Surroi” për shkrimin e romanin që bëjnë bashkë realitetin dhe ëndrrat
-
Shpërblimi vjetor për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2026
-
“Rexhai Surroi” për peshën dhe përgjegjësinë e fjalës së shkruar