Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sopranoja ruse mbështet Putinin, SHBA-ja e zëvendëson me një ukrainase

Lufta në Ukrainë i ka vënë në një pozitë të vështirë organizatat ndërkombëtare të artit derisa shumë prej tyre kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim parimor.

Metropolitan Opera, me qendër në New York, ka njoftuar se superylli i tyre, sopranoja ruse, Anna Netrebko, nuk do të performojë më këtë sezon apo sezonin e ardhshëm pasi ajo nuk përmbushi kërkesën e tyre që ajo të refuzonte mbështetjen e saj për Vladimir Putinin.

Menaxheri i përgjithshëm Peter Gelb, ka thënë se humbja e Netrebko, një prej këngëtarëve më të mirë në historinë e Met Opera, ishte një humbje e madhe artistike.

"Me Putinin që vrau viktima të pafajshme në Ukrainë, nuk kishte rrugëdalje", ka thënë Gelb.

Sopranoja do të zëvendësohet nga një ukrainase, Liudmyla Monastyrska, e cila bëri debutimin e saj në teatrin e operës në vitin 2012.

Një zyrtar i Met ka thënë se do të ishte e vështirë të imagjinohej një skenar ku Netrebko do të mund të kthehej në teatrin e operës.