Me shfaqjen e filmit “Gëzuar viti 49”, në regji të Stole Popovit me Meto Jovanovskin në rolin kryesor, sonte në Kino ABC, në orën 20.00, fillon “Java e Filmit të Maqedonisë” në Prishtinë.
Ky manifestim është organizuar nga “Kosovafilmi”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë.
Shikuesve të kryeqytetit do t’u prezantohet aktori i njohur Meto Jovanovski, që interpreton rolin kryesor në filmin e mbrëmjes, drejtori i Kinotekës së Maqedonisë, Vladimir Angelov dhe drejtori i Vardar filmit, Naser Curri.
Ndërkaq, në programin e paradites, “Kosovafilmi” në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Programi i Regjisë së filmit, do të organizojnë debat me mysafirët Meto Jovanovski, profesor në Fakultetin Arteve në Shkup, (interpreton rolin kryesor në filmin “Gëzuar Vitin i Ri 49”) , me drejtorin e Kinotekës Vladimir Angelov dhe me drejtorin e Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.
Debati do të zhvillohet në sallën e projeksionit, në objektin e Departamentit të Regjisë së Filmit, nga ora 12:00h.
-
“PriFest” me program të pasur për edicionin e 17-të, sonte në emisionin “Express”
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
David Guetta do të mbajë koncert në Shkup
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
Hollywoodi s’do të jetë i pranishëm në Cannes