Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sonte ansambli “Shota” jep premierën e koreodramës“Kumt”

Me qasje që shihen nëpër skenat evropiane, të cilën e ka përshkruar si folk kontemporan, koreografi Gjergj Prevazi e ka realizuar koreodramën kushtuar heroit kombëtar.

Koreodrama “Kumt” e ansamblit kombëtar të këngëve e valleve, “Shota”, do të jepet premierë sonte (e mërkurë) dhe është realizuar në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot-Skënderbeut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rrëfimi për dasmën e Skënderbeut shoqërohet me muzikë të kompozuar nga Valton Beqiri. Në role kryesore, të Skënderbeut e Donikës, janë Besnik Grajçevci e Artiola Shala. Detajet për realizimin e kësaj premiere janë dhënë një ditë para shfaqjes në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në një konferencë për media.

Koreografi e regjisori i “Kumt”, Gjergj Prevazi, ka thënë se propozimin për ta realizuar një vepër kushtuar Skënderbeut nga “Shota” e kishte marrë qysh para nëntë muajve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm