Prishtinë, 28 shtator − Me lëvizje teatrale e lojë me ndriçimin, lartësohet flamuri kuqezi, improvizohet lufta me shpata dhe jepen sinjalet e para se protagonist i rrëfimit është heroi kombëtar. Muzika dramatike në sfond i shkon për shtat figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (interpretuar nga Besnik Grajçevci), në pjesën e parë të koreodramës që i është dedikuar momenteve të rëndësishme të jetës së tij. Pjesa e parë e “Kumtit”, realizuar nga Gjergj Prevazi, sjell rrëfimin për lindjen e rezistencës e bashkimin e shqiptarëve rreth Skënderbeut. E kapërcimi në pjesën e dytë – pas takimit me Donikën (Artiola Shola) – shënon edhe kapërcimin prej lëvizjeve më shumë teatrale në vallet tradicionale të ansamblit kombëtar të këngëve e valleve “Shota”.
Premiera e dhënë të mërkurën mbrëma në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka qenë goxha sfiduese për këtë ansambël. Siç nuk ndodh rëndom me shfaqjet e “Shotës”, koreodrama e Prevazit është formësuar duke kombinuar bashkëkohoren me traditën. Edhe kostumografia Vesa Kraja ka ndërhyrë në kostume, për ta realizuar konceptin e koreografit e regjisorit, i cili një ditë para premierës kishte paralajmëruar se “Kumt” është realizuar sipas folkut bashkëkohor, një formë e re kjo e adaptuar së fundmi nga ansamblet evropiane.
Në pjesën e dytë të “Kumt”, vjen dasma e Skënderbeut me Donikën. Kompozitori Valton Beqiri është përcaktuar që muzika të jetë përmbledhje e këngëve më të njohura nga të gjitha trevat shqiptare.
“Kumt” nis e mbyllet me performancë thuajse teatrale. Në mes ka lojë, këngë e valle tradicionale (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Sonte ansambli “Shota” jep premierën e koreodramës“Kumt”
-
“Shota” me koreografi të reja dhe frymën e ritmeve popullore më 2026
-
“Feniksët e lirisë” për sakrificë e ringjallje kurorëzon vitin e “Shotës”
-
“Shota” në jubileun e 60-të feston trashëgiminë
-
“Shota” në 60-vjetor me këngë e valle feston trashëgiminë