Kulturë

Skulptura “The Thinker” e Auguste Robin shitet për 10.7 milionë euro

Në mbarë botën, ekzistojnë rreth 40 lloje të skulpturës së famshme prej bronzi, të Auguste Rodinit e cila paraqet njeriun e humbur në mendime.

Skulptura “The Thinker” e Auguste Rodinit është e famshme në të gjithë botën.

Rreth 70 centimetra e lartë, e derdhur në bronz figura e mashkullit qëndron në piedestal. Ai është përkulur me kokën që i pushon në anën e pasme të dorës së tij të djathtë. Çdo muskul i trupit të tij është i tensionuar teksa duket i humbur në mendime.

Punuar nga skulptori francez, Auguste Rodin (1840 – 1917) mes viteve 1880 dhe 1882, “The Thinker” (Mendimtari) është një skulpturë e njohur në të gjithë botën.

Në mbarë botën janë rreth 40 lloje prej bronzi e gipsi të skulpturës së Rodinit plus kopje të panumërta nga materiale dhe madhësi të ndryshme, në muze, koleksione private dhe sheshe publike.

Vepra e hedhur në shitje në ankandin e “Chritie” të enjten u shit për 10.7 milionë euro. E shitur pas vdekjes, më 1928, kjo vepër, e cila u shit nga një koleksion privat që i përkiste stilistit të ndjerë, Alberto Pinto, pritej të arrinte deri në 14 milionë euro.

Në vitin 2013, “Sotheby” në New York, kishte nxjerrë në ankand për rreth 15 milionë dollarë edhe një kopje të “The Thinker”.

Sipas ligjit, të gjitha variantet e pas vdekjes duhet të miratohen nga Muzeu Rodin në Paris, i cili është i vetmi autoritetet që mund të përcaktojë se cila është një skulpturë e vërtetë dhe origjinale.

Skulptura “Moyen Modele”, e cila është figurë 72-centimetërshe, gjendet në Tokio, Toronto, Romë dhe Kopenhagë, ndërsa origjinali gjendet në Paris.

Një skulpturë e cila qëndronte në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë i mbijetoi sulmit të 11 shtatorit pothuajse i padëmtuar, por më pas u zhduk.

Vepra ikonike “The Thinker”, bazuar në një interpretim, prezanton poetin dhe filozofin Italian, Dante Aligeri (1265 – 1321) duke soditur njerëzimin dhe veprimet e tij në “Komedia Hyjnore” për vizionin dhe jetën e përtejme, ndërsa Rodini krijoi skulpturën si pjesë e Portave të Ferrit, një vepër e porositur që qëndron në hyrje të muzeut “Orsay” në Paris. Bazuar në një tjetër teori, figura paraqet vetë Rodinin, duke reflektuar mbi veprën e tij. Figura e Auguste Rodinit përfaqësonte diçka krejtësisht të re për kohën.

Deri në përfundim të shekullit 19, skulpturat dhe statujat kryesisht paraqisnin perfeksion: gra, trupat e të cilëve përputheshin me idealet e bukurisë, me tipare të fytyrës së hollë dhe me flokë të gjata, ose burra të gjatë muskuloz dhe me sjellje fisnike. Ata zakonisht portretizuan hyjnitë dhe personalitetet e famshme.

Por “The Thinker” i Rodinit ishte një burrë i panjohur, pa emër, me këmbë dhe duar tepër të mëdha dhe një hundë të shtrembër, trupi i të cilit duket çuditërisht i gërvishtur, por me muskuj dhe me dhjamë.

Jean Baud, një fitues dhe mundës francez që performoi kryesisht në zonën e dritave të kuqe, ishte modeli i skulptorit për “The Thinker”, por edhe për figurat e tjera që Rodin krijoi në këtë stil të ri emocionues.

Rodin vendosi një theks të veçantë në studimin e ngushtë të trupit të njeriut. Puna e tij përfshin shumë portrete dhe pjesë individuale të trupit si këmbët, të destinuara për ta përfaqësuar ecjen.

Artisti na atëkohë synonte të shfaqte trupin e njeriut në lëvizje, edhe nëse figura nuk lëvizte. Ai u përqendrua në përfaqësimin e energjisë jetike, në vend të përsosmërisë në formën e saj konvencionale.

Pra, figurat e Rodinit fluturojnë, bien, ecin me hapa ose ulen, janë me ose pa krahë, këmbë dhe kokë ose janë të plota, si “The Thinker”.

Folegj: Vepra e hedhur në shitje në ankandin e “Chritie” të enjten u shit për 10.7 milionë euro. E shitur pas vdekjes, më 1928, kjo vepër, e cila u shit nga një koleksion privat që i përkiste stilistit të ndjerë, Alberto Pinto, pritej të arrinte deri në 14 milionë euro.